Super talenti Tonali “rindez” duelin mes Interit dhe Juventusit në merkato

Inter është duke punuar për përforcime në mesfushë, teksa nuk po punon vetëm për afrimin e Vidal ose Eriksen këtë muaj, por edhe në verë. Pas dështimit për Kulusevskin, drejtuesit zikaltër janë gati që të konkurrojnë Juventusin për të siguruar shërbimet e Sandro Tonalit.

Mesfushori i talentuar vlerësohet në shifrën e 50 milionë eurove nga skuadra e Brescias, teksa ofron garanci për të ardhmen në saj të moshës së re dhe teknikës fantastike që ka treguar që në sezonin e parë në elitën e futbollit italian.

Me Barella-n dhe Sesin, Interi do të formonte një mesfushë me futbollistë të rinj he të talentuar. Për këtë motiv Marotta ka hedhur hapat e para duke takuar agjentin e Tonalit, Beppe Bozzo-s. Në këtë mënyrë parashikohet një tjetër duel mes Interit dhe Juventusit në merkato, teksa bardhezinjtë kanë avantazhin e ofrimit të një shifre më të mirë financiare, ndërkohë zikaltërit ofrojnë më shumë hapësira në formacion. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP