Super trajneri gjerman i “vetofrohet” Juventusit: Do doja të stërvitja Ronaldon, është kafshë …
Bundesliga këtë sezon është një kampionat shumë i hapur, me Bayernin që vijon të mbetet në krye të renditjes, e shkëputur me dy pikë nga Leverkuseni dhe Leipzig. Këta të fundit sezonin e shkuar arritën deri në gjysmëfinalen e Champions League. Një ekip ambicioz që drejtohet nga një trajner i ri si Julian Nagelsmann, por që vlerësohet shumë për punën fantastike që ka bërë në sezonet e fundit. Ai ka shprehur dëshirën që një ditë të drejtojë Cristiano Ronaldon.
“Unë e shoh veten si një trajner të talentuar që dëshiron të përmirësohet në mënyrën më të mirë të mundshme dhe që ende ka shumë potencial. Nuk dua që domosdoshmërish të zgjidhem si trajneri më i mirë në botë, por një ditë do të doja të konsiderohesha një nga trajnerët më të mirë . Nëse jemi gjithmonë të përqendruar dhe të uritur siç jemi sot, mund të luftojmë për titullin.
Trajnimi i Cristiano Ronaldos do të ishte interesante. Nëse e shikon nga jashtë, mund ta mendosh si një person që poston fotot e tij me anije në Instagram. Por ajo që Sami Khedira më ka thënë për tëm për dedikim profesional të Ronaldos, është mbresëlënëse. Me të vërtetë duhet të jetë një kafshë që stërvitet, gjithmonë mbërrin i pari dhe largohet i fundit. Duhet të jetë një djalë që e ka gjithçka nën kontroll”, deklaroi strategu i Leipzig. /R.Lika-Koha Jone/