Superiore/ Egnatia fiton ndaj Partizanit, Dinamo përmbys Vorën

Java e 17-të e Superiores dhuroi emocione të forta dhe funde dramatike. Në Rrogozhinë, Egnatia triumfoi 2-1 ndaj Partizanit, duke fituar një përballje që u vendos vetëm në minutat e fundit dhe duke marrë përkohësisht kreun e renditjes.

Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 42-të, kur Buriç u tregua i saktë me kokë pas një krosimi nga Aleksi.  Në minutën e 84-t, Egnatia mbeti me një lojtar më pak pas kartonit të kuq për Xhemajlin, i ndëshkuar për goditje ndaj Sembenes.

Megjithatë, edhe në inferioritet numerik, skuadra e Rrogozhinës gjeti forcën për të shënuar golin e dytë në minutën e 90-të me Ndrecën. Partizani reagoi menjëherë dhe shkurtoi diferencën me Contreras një minutë më pas, por pa arritur të shmangë humbjen. Me këtë sukses, Egnatia ngjitet në kuotën e 34 pikëve, ndërsa Partizani mbetet i gjashti, 11 pikë larg kryesuesve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në sfidën tjetër, Dinamo arriti një fitore me përmbysje 2-1 ndaj Vorës. Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 23-të me Patrik Bardhin nga pika e bardhë, por pjesa e dytë foli për blutë e kryeqytetit. Teixeira barazoi shifrat në minutën e 54-t, ndërsa Dejvi Bregu firmosi golin e fitores në minutën e 70-të pas një aksioni të ndërtuar bukur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Falë këtij triumfi, Dinamo konsolidon vendin e tretë me 29 pikë, ndërsa Vora zhytet më tej në krizë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?