Superiore/ Flamurtari mund Egnatian, Vora ndal Vllazninë
Java e 14-të e Abissnet Superiores u mbyll me dy rezultate që ndryshuan jo pak panoramën e renditjes, ku surpriza më e madhe erdhi nga Rrogozhina. Kampionia në fuqi, Egnatia, u dorëzua parballë Flamurtarit, që mori një fitore 0–1.
Pjesa e parë solli edhe episodin vendimtar të sfidës. Në minutën e 35-të, kuqezinjtë e Vlorës ndëshkuan në një kundërsulm të shpejtë: Valentino Murataj servir një top ideal dhe Heiderber Ramirez finalizon saktë, duke mposhtur portierin Dajsinani. Përpjekjet e Egnatias për të rikthyer ekuilibrin në vazhdim mbetën pa rezultat, ndërsa Flamurtari menaxhoi me kujdes avantazhin deri në fund.
Me këtë sukses, skuadra vlonjate ngjitet në vendin e tetë me 13 pikë, ndërsa Egnatia mbetet e treta, e ndalur në kuotën e 25 pikëve.
Edhe dueli tjetër i mbrëmjes, ai mes Vorës dhe Vllaznisë, nuk solli fitues. Takimi u zhvillua në stadiumin “Loro Boriçi”, pas marrëveshjes mes klubeve, por Vllaznia nuk e kapitalizoi dot faktorin fushë.
Loja prodhoi pak emocione dhe u mbyll pa gola, pavarësisht dy episodeve të diskutueshme për penallti në pjesën e dytë, të cilat arbitri i konsideroi të rregullta. Në renditje, Vllaznia ruan vendin e dytë me 25 pikë, ndërsa Vora pozicionohet e shtata me 16 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

