SUPERIORE/ Vllaznia e vetme në krye, Tirana i shpëton fundit
Java e 22-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll me dy fitore të rëndësishme në transfertë, teksa Vllaznia dhe Tirana dolën triumfuese në sfidat e së dielës.
Në stadiumin “Niko Dovana”, Vllaznia fitoi 1-0 ndaj Teutës, duke vijuar momentin pozitiv dhe duke kryesuar tashmë e vetme renditjen me 42 pikë, tre më shumë se Egnatia dhe AF Elbasani. Shkodranët gjetën rrugën e rrjetës që në pjesën e parë dhe më pas administruan avantazhin deri në fund të takimit.
Në “Egnatia Arena”, Tirana arriti një sukses të rëndësishëm 1-0 përballë kampionëve në fuqi të Egnatias. Një fitore me peshë për bardheblutë, që vazhdojnë serinë pozitive dhe ngjiten në vendin e nëntë me 20 pikë, po aq sa Bylisi i vendit të tetë.
Takimet e së shtunës u mbyllën me barazime. Përballja mes Vorës dhe Flamurtarit përfundoi 0-0, në një ndeshje të luftuar dhe të balancuar. Barazim 2-2 u regjistrua edhe në “Arena e Demave” mes Partizanit dhe AF Elbasanit, në një sfidë me ritëm të lartë dhe gola nga të dyja skuadrat.
Pa gola u mbyll edhe takimi mes Dinamo City dhe Bylisit në stadiumin “Air Albania”, ku të dyja ekipet ndanë nga një pikë pas një përballjeje të fortë. Renditja pas 22 javëve është si më poshtë:
![Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "FSHF SHOIP ARE FUTBOLLIT Tabissnet Superiore REZULTATET JAVA 22 VORA K VORA 0O O 近 F.F.C FLAMURTARI PARTIZANI PARTIZANI nИЖHΣ 2| 2 กมา ELBASANI 1813 AF ELBASANI OILIAHO DINAMO CITY CITY 00 O BYLIS TEUTA KF.VLLAZNIA LAZNIA KETEUTA 01 VLLAZNIA EGNATIA EGNATIA ECNATIA EGNATIA] INEaR AIMAN 01 O TIRANA"](https://scontent.ftia2-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/625831374_1334122872083550_155676231895591311_n.jpg?_nc_cat=111&ccb=1-7&_nc_sid=833d8c&_nc_eui2=AeF-x_w2kN_jkgubIT6LeDuEyZtdPiAAe1XJm10-IAB7VVOkjfFZqV9Csub3fZUeaLRhv7O3EggylXe-4RB03LBV&_nc_ohc=anERadinpz8Q7kNvwF0j0xc&_nc_oc=Adl_dKP-mlDe5ixuku6usVPn8b_zKtJNiLVUpQS6Hxg0G2WA6qKdEktKesRpF7s7u0k&_nc_zt=23&_nc_ht=scontent.ftia2-1.fna&_nc_gid=M7_QKTyUQp9-lahpqM9qPA&oh=00_AfshYhjVBTjwTaU6n0qsHpVxfPGYB4XGhPHUVOgICFf7Vg&oe=69859107)

KOHA JONË SONDAZH

