Superkompjuteri zbulon favoritët për fitimin e Botërorit, ja 3 më të kuotuarat

Superkompjuteri i Opta-s ka hedhur dritë mbi skenarin më të mundshëm të Botërorit 2026 dhe fituesin e mundshëm të saj. Sipas mijëra simulimeve të kryera nga algoritmet e tij, Spanja e Luis de la Fuente del si favoritja kryesore për të ngritur trofeun e madh.

Kampionia e Europës kryeson listën me 17% probabilitet, duke u vlerësuar si skuadra më e kompletuar për turneun e SHBA-Kanada-Meksikë. Performanca e qëndrueshme, gjenerata e re dhe efikasiteti taktik e rendisin “La Roja”-n si ekipin që statistikat e shohin në majë të botës.

Menjëherë pas saj vjen Franca, me 14.1% shanse. Finalistja e dy Botërorëve të fundit synon të hyjë në histori duke u bërë kombëtarja e parë pas Gjermanisë dhe Brazilit që luan tri finale radhazi. Skuadra e “gjelave” mbetet ndër favoritët e përhershëm falë cilësisë dhe përvojës së saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendin e tretë renditet Anglia me 11.8% probabilitet. Edhe pse të dhënat e mbajnë lart, dilema qëndron te aspekti emocional. “Tre Luanët” nuk kanë prekur një finale Botërori që prej vitit të largët 1966, dhe shpesh presioni i historisë ka qenë pengesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fituesja e Katarit 2022, Argjentina, rezulton me vetëm 8.7% shanse për titull. Edhe pse ende udhëhiqet nga jehona e brezit të Messit, algoritmi parashikon vështirësi për rinnovimin e triumfit. Megjithatë, ajo mbetet kombëtarja jo-europiane me probabilitetin më të lartë për ta fituar Kupën.

Një ndër surprizat e modeleve statistikore është Portugalia, e cila ka 6.6% gjasa të shpallet kampione bote. “Iberikët” përfaqësojnë ekipin me shanset më të larta mes atyre që nuk e kanë fituar kurrë një Botëror, duke u futur në garë si një pretendente serioze për suksesin historik.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?