Superkupa e Europës në Helsinki/ Reali fiton ndaj Frankfurtit, Benzema lë sërish shenjë (VIDEO)

Nuk ka asnjë surprizë në Helsinki, me Real Madridin që bën detyrën në finalen e Superkupës së Europës, duke mundur 2-0 Eintracht Frankfurtin. Kampionët e Europës ishin superior në të gjitha drejtimet, por hasën vështirësi për të gjetur hapësira në fraksionin e parë.

Në minutën e 37-të, pas një goditje nga këndi, Casemiro shërben mjaft mirë për Alaba-n, i cili e ka shumë të thjeshtë që ta shtyjë topin në rrjetë me portën e boshatisur. Frankfurti përpiqet që të reagojë, por e ka të vështirë për t’iu afruar portës së Courtois.

Reali do të gjente dhe golin e dytë në minutën e 65-të. Vinicius Junior dal mjaft mirë në krahun e majtë dhe më pas pason më në qendër për Benzema. Sulmuesi francez me një qetësi vrastare arrin që të mposht portierin Trapp, i cili nuk kishte mundësi reagimi.

Benzema u bë golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Realit me 324 gola, një më shumë se Raul. Frankfurti provoi deri në fund që të rihapte ndeshjen, por nuk arritën, por që gjithsesi dalin me kokën lart nga kjo finale. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP