Superkupa e Europës në Shqipëri? Duka zbulon detajet e kërkesës që i është bërë Ceferin
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka zbuluar në emisionin “Opinion” se Shqipëria ka paraqitur kërkesën për të qenë vend organizator i Superkupës Evropiane në vitin 2028.
“Nuk ishte rastësore, ka kohë që kemi kërkuar të jemi një vend kandidat për Superkupën. Ky është maksimumi që mund të bëjmë, për shkak të kapacitetit. Kërkesa jonë është për vitin 2028 dhe mbetet për t’u diskutuar. Është e mundur, pavarësisht se ka kritere për një kapacitet më të madh, por Ceferin e vlerësoi këtë kërkesë,” u shpreh Duka.
Ai theksoi se përvoja e deritanishme e Shqipërisë në organizimin e aktiviteteve ndërkombëtare ka qenë një pikë force: “Organizimi i Conference League shkoi mirë, si edhe aktivitetet e tjera që kemi zhvilluar. Kemi treguar se dimë ta bëjmë, por edhe qeveria dhe aktorë të tjerë na kanë ndihmuar për t’i realizuar.” /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

