Superkupa e Italisë/ Napoli i Contes fiton duelit ndaj Milanit dhe shkon në finale

Napoli ka siguruar kualifikimin në finalen e Superkupës së Italisë pasi mposhti Milanin me rezultatin 2-0 në gjysmëfinalen e zhvilluar në “King Saud University Stadium” në Riad. Një ndeshje e luftuar dhe me ritëm të lartë, ku ekipi i Antonio Contes tregoi konkretësi maksimale në momentet vendimtare.

Takimi nisi me Napolin më të rrezikshëm, por Milani mori gradualisht kontrollin e lojës, duke qarkulluar mirë topin dhe duke krijuar disa raste të pastra përpara portës së Milinkovic-Savic. Megjithatë, ishin kampionët e Italisë që kaluan në avantazh në minutën e 39-të: David Neres përfitoi nga një asist i Hojlund, i cili u shkëput bukur nga De Winter, dhe shtyu topin në rrjetë me një tap-in të saktë. Në fundin e pjesës së parë, vetë Hojlund ishte pranë golit të dytë, por Maignan reagoi shkëlqyeshëm.

Në pjesën e dytë, Napoli rrezikoi sërish me Rrahmanin, përpara se Milani të shtonte presionin në kërkim të barazimit. Por në minutën e 64-t, Hojlund vulosi fitoren me një aksion personal dhe një goditje të fuqishme diagonale. Tentativat e fundit të kuqezinjve nuk ndryshuan rezultatin, duke i dhënë Napolit biletën për finalen e 22 dhjetorit, ku do të përballet me fituesen e çiftit Bologna–Inter.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?