Superkupa e Spanjës zhvendoset jashtë Evropës, ja njoftimi zyrtar nga federata spanjolle

Superkupa e Spanjës nuk do të luhet këtë sezon në Madrid. Kështu tashmë federate ka njoftuar zyrtarisht se Superkupa e këtj sezoni, do të luajë gjysmëfinalet dhe finalen e saj, në Jeddah të Arabisë Saudite.

King Abdullah  Sport City KASC Stadium “AlJawhara”, me një kapacitet afro 60.000 vendesh, do të jetë impianti, ku do të zhvillohen ndeshjet e Superkupës së Spanjës, që do të luhen nga 8 Janari deri më 12 Janar të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë që janë përcaktuar edhe çiftet gjysmëfinaliste. Kështu fillimisht do të përballen Real Madrid ndaj Mallorca-s, ndërsa një ditë më vonë, do të përballen Barcelona dhe Athletic Bilbao.

SHKARKO APP