Superliga Europiane/ UEFA mund të përjashtojë nga Championsi Juventusin, Realin dhe Barcelonën
Konflikti mes klubeve që duan Superligën Europiane dhe UEFA-s vijon. Pas urdhrit të Gjykatës së Madridit, UEFA mund të shfrytëzojë mundësinë për të ndëshkuar tre ekipet “rebele”, Juventus, Real Madrid dhe Barcelona, që nuk janë tërhequr nga projekti për Superligën.
Gjithsesi UEFA d të mblidhet sërish, teksa do të diskutohet për kalimin nga 32 në 36 klube në Champions. Një modernizim që vjen dhe si përgjigje për projektin e tri klubeve. UEFA po mendon dhe një ndëshkim për tri klubet me 100 milionë euro dhe një pezullim prej 1 deri në 2 vite nga pjesëmarrja.
Klubet ndërkohë që braktisën projektin, jo vetëm që nuk do të ndëshkohen, por dhe do të marrin si shpërblim 5 për qind shtesë si premio nga UEFA. Mbetet të shihe se si do të shkojnë zhvillimet nga Gjykata e Madridit, por tashmë Reali, Barcelona dhe Juventus mund të rrezikojnë shumë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

