Superliga mbyllë sezonin/ Shpëton Tirana, Kastrioti bie nga kategoria (VIDEO)

Kategoria Superiore ka mbyllur siparin për sezonin 2018-19, duke dhënë edhe verdiktet e fundit. Tirana ka siguruar qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar pas fitore së thellë 3-0 ndaj Flamurtarit, ndërkohë që Kastrioti është mundur 3-1 ndaj Kukësi.

Bardheblutë do ta zgjidhnin ndeshjen brenda 15 minutash në mesin e fraksionit të dytë. Doka shënoi dy gola në harkun e dy minutave. Fillimisht mbrojtësi devijoi në rrjetë një aksion nga e majta të Hasanit, ndërkohë që më pas shënoi një kryevepër me një goditje shumë të bukur fluturimthi në hyrje të zonës. Për të mbyllur llogarit mendoi Hasani që shënoi golin e tretë në minutën e 80-të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kukësi mundi krutanët me përmbysje. Ymeraj kaloi në avantazh në minutën e 29-të Kastriotin, por në 10 minutat e fundit verilindorët shënuan tri gola: dy herë me Reginaldon dhe një me Shkurtajn.

Swiss Digital Mobile Reklama

Luftëtari mori një barazim 1-1 ndaj Partizanit me një gol të shënuar nga Chanti në minutën e 9-të për gjirokastritët, u baraspesha nga Cinari në minutat shtesë. Teuta ndërkohë fitoi 2-0 ndaj Laçit me dy gola në shtesë të shënuar nga Kallaku dhe Camara, duke siguruar një vend në Europa League. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?