Superliga rikthehet në mesjavë, ja programi i ndeshjeve

Kategoria Superiore do të rikthehet këtë mesjavë, pasi është vendosur që të gjitha takimet e javës së 25-të të zhvillohen ditën e mërkurë, në dy orare të ndryshme, 14:00 dhe 17:00.

Në orën 14:00 Laçi do të kërkojë suksesin e radhës përballë Bylisit, ndërkohë që Skënderbeu do të presë në Korçë Luftëtarin, në një sfidë ku fitorja është detyrim për korçarët, duke parë vështirësitë e gjirokastritëve.

Në orën 17:00, Partizani do të provojë të marrë veten nga humbja e thellë në derbi, pasi do të presë në kryeqytet skuadrën e Teutës, e cila ndali dje Kukësin.

Tirana do të luajë në transfertë ndaj Flamurtarit, por nuk do të jetë e thjeshtë, pasi vlonjatët ndalën në fundjavë Bylisin dhe kanë ende shpresa për mbijetesë.

Kukësi nën drejtimin e Gegës, do të kërkojë rikthimin te fitorja, teksa do të presë Vllazninë, që gjithashtu i duhen pikët.

SHKARKO APP