Superliga rikthehet në “Supersport”, FSHF arrin akordin me “Digitalb”

Pas dy ditësh përplasjeje midis FSHF-së dhe kompanisë mediatike “Digitalb” në lidhje detyrimet financiare të kësaj kompanie karshi insitucionit të futbollit shqiptar, konflikti ka përfunduar me zgjidhje.

“Supersport” dhe FSHF kanë arritur marrëveshjen për të lejuar transmetimin e ndeshjeve të kampionatit shqiptar dhe Kupës së Shqipërisë. Lajmi u dha nga vetë “Super Sport” në kanalin “Super Sport 1”, ku saktësoi se sot teleshikuesit mund të ndjekin 4 takimet e radhës së javës së 29-ë të Kategorisë Superiore.

Përpara dy ditësh, FSHF deklaroi se “Digitalb” nuk ka përmbushur detyrimet financiare ndaj federatës dhe për këtë arsye vendosi që ndeshjet e javës së 29-të të Kategorisë Superiore dhe Kupës së Shqipërisë t’i transmetonte në kanalin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?