SUPERLIGA/ Të gjitha ndeshjet të dielën, zyrtarizohet kalendari për javën e 17-të

Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar kalendarin për javën e 17-të të Superligës, e fundit për vitin 2019 në kampionatin elitar.

Për shkak të impenjimit në mesjavë, të gjitha sfidat janë në program për t’u luajtur të dielën.

Në orën 13:00 do të zhvillohen tre ndeshje, ndërsa dy sfidat e tjera sipas axhendës do të nisin në orën 16:00.

SUPERLIGA KALENDARI

Laçi (13:00) Tirana

Flamurtari (13:00) Teuta

Bylisi (13:00) Luftëtari

Kukësi (16:00) Skënderbeu

Partizani (16:00) Vllaznia

SHKARKO APP