Supermodelja ruse e vetmuar në Angli: Dua një partner të pashëm dhe pa koronavirus! (FOTO LAJM)

Maria Liman u bë e njohur gjatë Kupës së Botës në vitin 2018, duke brohëritur për Rusinë. Super modelja më pas u transferua për të jetuar në Londër, atje ku po i kalon e vetme ditën e izolimit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Me anë të një postimi në Instagram, 26-vjeçarja u bëri thirrje 587,000 ndjekësve të saj: “Jam duke kërkuar një partner të adhurueshëm, i cili nuk është i sëmurë me koronavirus, të kalojë tre muajt e ardhshëm të izoluar dhe të argëtohet gjatë kohës në karantinë”.

Liman nuk është një personazh i panjohur në Angli, teksa ka qenë e pranishme edhe në shumë ndeshje të skuadrës së Chelsea-t.

Në një postim tjetër ajo shkruan se kërkon një burrë të guximshëm dhe të pashëm: “Bukuroshja e fjetur po pret princin e saj në paraburgim. Ku është ky burrë i bukur dhe trim që do të mposhtë virusin dhe të më shpëtojë?”. /R.Lika-Koha Jone/

 Liman ka postuar disa foto nga lojërat e Chelsea

 Modelja është shfaqur në Playboy dhe është gjithashtu prezantuese në TV

 Liman është një ish-shok i Playboy i Vitit

 

SHKARKO APP