Supersfida e çerekfinaleve të Botërorit, 5800 euro një biletë

Stadiumi “Al Bayt” në Katar, pritet që të jetë i stërmbushur me tifozë për supersfidën e çerekfinaleve të Botërorit Angli-Francë, ndonëse çmimet e biletave arrijnë në stratosferë.

800 bileta janë rishfaqur në portalet e shitjes dhe çmimi është 28 herë më shtrenjtë se sa ai fillestar. Dy bileta modeste në kategorinë e 175 paundëve po shiten për 5 mijë paund secila dhe fillimisht duhet paguar 700 paund për prenotimin e tyre.

Tifozët kanë premtuar se do të jenë aty për të mbështetur kombëtaren e tyre ndonëse në fund vetëm njëri prej gjigandëve të Europës do të kualifikohet më tej. Angli-Francë do të luhet të shtunën në orën 20:00.

SHKARKO APP