Surpriza në Kupën e Shqipërisë, Vllaznia-Skënderbeu do të jetë finalja (VIDEO)
Vllaznia-Skënderbeu, do të jetë finalja e këtij edicioni në Kupën e Shqipërisë. Skuadra e Migen Memellit konfirmoi momentin pozitiv që po kalon duke bërë surprizën e madhe në fazën gjysmëfinale të Kupës teksa arriti të eliminonte kryesuesit e kampionatit Teutën.
Skënderbeu fitoi 2-0 brenda në “Niko Dovana” me golat e Jorgo Meksit me penallti pas vetëm 2 minutash dhe Elvi Berishës pak para fundit të pjesës së parë, me këtë të fundit që pasi shënoi bëri gafën e madhe duke hequr fanellën dhe la të tijët me një lojtar më pak në fushë për më shumë se 45 minuta. Megjithatë korçarët e menaxhuan mirë epërsinë në fraksionin e dytë duke kapur finalen e Kupës për herë të dytë në 4 vite.
Vllaznia iu fal një goli të Ardit Hoxhajt në Shkodër për të mposhtur 1-0 Laçin në “Loro Boriçi” dhe për t’u rikthyer në finale e këtij kompeticioni pas plot 11 vitesh. Ndeshja në Shkodër u mbyll mes tensionit, me Obanor që u ndëshkua edhe me karton të kuq.
KOHA JONË SONDAZH

