Surpriza nga Spanja, Henry mund të bëhet trajneri i ri i Messit

80% e aksionarëve të Barcelonës janë kundër qëndrimit të Valverdes pas përfundimit të sezonit, tani është “Sport” që nxjerr në dritë emrin e Thierry Henry, si kandidati më i mundshëm për të marrë drejtimin e katalanëve.

Aktualisht trajner i Montreal Impact në MLS, Henry, sipas “Sport” është në krye të listës për të pasuar Valverden.

Marrëdhënia e tij e mirë me Abidalin dhe imazhi i mirë që ai përcjell si ambasadori i klubit, janë disa nga argumentet e përdorura nga një pjesë e bordit për të vënë bast tek francezi si trajner, edhe pse përvoja e tij në Monaco la për të dëshiruar.

Opinioni i përgjithshëm është kundër vazhdimësisë së Valverdes, por në fund vendosin drejtuesit, në varësi të trofeve që do të fitojë skuadra dhe përkrahjes që do të ketë trajneri në dhomat e zhveshjes.

SHKARKO APP