Surprizë në Bundesligë, Bochumi mund me “poker” Bayernin (VIDEO)

Bayerni pëson humbjen e katërt sezonale, ndaj një skuadre të lehtë në letër si Bochumi. Ekipi i Nagelsmann është mundur 4-2 në transfertën e luajtur në Ruhrstadion.

Skuadra bavareze në fakt e nisi më mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e 9-të me të përhershmin Lewandowski. Gjithsesi reagimi i Bochum do të ishte i jashtëzakonshëm, duke shënuar plotë 4 gola në fraksionin e parë

Antwi-Adjej, Gamboa, Holtman dhe Locadia me penallti ishin autorët e golave për Bochumin. Bayerni u mundua që të reagonte me Lewandowskin në minutën e 75-të, por që kishte ndikim në pikët e këtij dueli që shkuan të gjitha për vendasit. Skuadra bavareze gjithsesi mbetet në vendin e parë me 52 pikë, ndjeshëm e shkëputur nga Dortmundi që qëndron 9 pikë larg. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?