Surprizë në Itali/ Bologna eliminon Interin nga Kupa, përmbysje spektakolare në shtesë

Bologna shkakton surprizën e madhe në Kupën e Italisë duke eliminuar kampionen në fuqi, Interi. Triumf 2-1 me përmbysje i ekipit të Thiago Motta-s, që do të vinte pas 120 minutash lojë.

Lautaro Martinez humbi një penallti që do të ndalej nga portieri Ravaglia me një pritje fantastike. Koha e rregullt do të mbyllej në barazim 0-0, ndërkohë që në fillimin e kohës shtesë Carlos Augusto zhbllokoi duelin me kokë.

Gjithsesi Bologna se kishte thënë fjalën e fundit, pasi Beukema dhe Noye do të përmbysnin gjithçka duke shokuar skuadrën e Inzaghit ë i jep lamtumirën Kupës që në fazën e 1/8-ve. /R.Lika-Koha Jonë/

https://twitter.com/i/status/1737600461362851982

SHKARKO APP