Surprizon Simeone: Trofeun e Superkupës nuk e “fitoi” Reali por ky futbollist

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, beson se ndërhyrja e Fede Valverdes në Alvaro Moratan ishte momenti vendimtar në disfatën kundër Real Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës.

Mesfushori uruguaian andali Alvaro Moratan, në kohën shtesë m,e nje ndërhyrje të ashpër duke mos e lejuar sulmuesin e “loscholsoneros” të shënonte. Valverde u ndëshkua me karton të kuq, duke i dhënë  mundësinë Real Madridit të fitojë në penallti. Në konferencën për shtyp në vigjilje të këtij dueli Simeone u shpreh se:

“Ndërhyrja e Valverdes ndaj Moratës ishte momenti më i rëndësishëm i ndeshjes. Unë i thashë atij se të gjithë do ta kishim bërë të njëjtën gjë po të kishim qe në vendin e tij. Mendoj se është plotësisht e kuptueshme që Valverde ta fitojë çmimin si lojtari më i mirë i ndeshjes sepse mesfushori i dha trofeun Real Madridi me atë veprim të tij”, theksoi Diego Simeone.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?