Susi Wolf, Willimas-Mercedes sfidon rivalët me një femër në gara

Susie Wolff do të marrë pjesë në testet e garave të Williams-Mercedes,në dy provat e lira të Çmimit të Madh  të Spanjës dhe të Anglisë. Lajmin e bëri publik skuderia  në fjalë, teksa gruaja e numrit një të “Mercedes Motorsport”  do të marrë  pjesë në provat para dy garave të këtij sezoni, në Formula 1.  Gruaja e parë që ka marrë pjesë në garat e Formula 1 ishte Giovanna Amati në 1992, në tre gara, (Afrika e Jugut, Meksikë dhe Brazil) me Brabham, pa rrezikuar kualifikimin në Çmimin e Madh. – “Kjo eksperiencë në pistë do të jetë pjesë e punës së madhe për të motivuar tërë skuadrën,” – theksoi  Williams. – “Objekti ynë këtë vit është që të vijojmë punën e një viti më parë,” – tha  Wolff dhe shtoi se është stërvitur gjatë dimrit dhe është në formë të shkëlqyer dhe gati  për sezonin që po afron.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?