Sy mbyllur, Lionel Mesi “magjistar” i futbollit

Në kompleksin stërvitor të Barcelonës, Lionel Mesi dhe shokët e tij u përballën me ekipin paraolimpik spanjoll të të verbërve. Megjithëse me sy mbyllur sulmuesi argjentinas dhuroi sërish spektakël.

Per Lionel Mesi mjafton të ketë një top në këmbët e tij për ta kthyer gjithçka në një spektakël të vërtetë. Edhe Barelona nuk cilësohet kot si skuadra që zhvillon futbollin më të bukur, teksa konfirmimi për këtë erdhi në një sfidë krejt të veçantë të skuadrës katalunjase.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Lionel Mesi dhe yjet e tjerë të ekipit u përballen në goditjen e 11-metërshave me skuadrën paraolimpike të të verbërve. Në errësirë të plotë, futbollistët e Barcelonës tentuan të dërgojnë topin në rrjetë, por I vetmi që e bëri këtë ishte sulmuesi argjentinas.
Edhe një herë, ashtu si në fushën e lojës, Lionel Mesi rezultoi deçiziv, duke I dhënë fitoren shokëve të tij.
Sfida e veçantë u zhvillua në kompleksin stërvitor të Barcelonës, ndërsa ishte e organizuar nga UNICEF.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?