Sylvinho: Bajrami golashënuesi jonë më i mirë, Medon Berisha më pëlqen shumë!
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, doli sot para mediave për të shpjeguar zgjedhjet e tij për listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet ndaj Andorrës dhe Anglisë, sfida që mund t’i hapin kuqezinjve rrugën drejt play-off të Botërorit 2026. Tekniku brazilian theksoi se skuadra po arrin në një moment historik, pas gati tre vitesh pune të përbashkët. Ai u ndal te kriteret e përzgjedhjes, duke theksuar se hapësira për eksperimente është e kufizuar.
“Unë e kam thënë gjithmonë, se po bëhen 3 vite që jemi këtu dhe po vjen një moment shumë i bukur, që po mbyllet një vit e më pëlqen që të vij në grumbullimin e fundit në kushte për të konkurruar për një play-off. Është shumë e bukur, deri këtu është mirë, kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme. E kam thënë që nuk është ende momenti që të marrim lojtarë që luajnë 100%. Por nuk ka qenë kurrë momenti ynë. Kemi marrë lojtarë edhe jashtë ekipi, ne për fat të keq kemi një limit, nuk është se kemi 70-80 lojtarë, monitorojmë 40-45. Bajrami ka bërë një rrugëtim shumë të mirë me ne, por prej 3 vitesh, kush është golashënuesi më i mirë i yni? Është zoti Bajrami me 7 gola, pra duhet të shënojmë dhe shoh listën e them 7 gola. Pastaj Asani 6, Manaj 4. Përtej kësaj, Bajrami më jep besim kur del në fushë. E vërtetë që nuk jam i kënaqur, as unë e as ai që nuk po luan, por unë duhet të arsyetoj rreth këtyre numrave”.
Golavarazhi – “Unë respektoj shumë Andorrën, herën e fundit kanë barazuar në miqësore dhe me Letoninë, kanë humbur në shtëpi me Serbinë por që i mbajtën në barazim për një pjerës. E pashë ndeshjen, ishte e vështirë dhe Andorra kishte mundësi të qarta për të barazuar. Një kundërsulm nga e majta, janë ekip që nuk dorëzohen. Nuk pësojnë 4-5-6 gola nga Anglia, unë e di dhe lojtarët e dinë që është një ndeshje e vështirë, luajnë me zemër e shpirt, mbrohen 90 minuta, bëjnë 100%. Nuk do të jetë e thjeshtë për të fituar. Unë si trajner nuk e bëj këtë arsyetim, nuk është momenti. Kemi bërë rrugëtim të mirë deri tani, kemi humbur një ndeshje, deri këtu kemi mundësi të shkojmë në play-off. Unë pres ndeshje me intensitet loje, na pret një ndeshje e vështirë, 100%, ua them të gjithëve. Nuk mendoj për gjëra të tjera, për momentin jo”.
Berisha dhe Gripshi – “Medon Berishën po shohim që po luan më shumë. Sa më shumë luan, më mirë për ta, për ne, për të gjithë. Ai ka shënuar, bën rolin e organizatorit hibrid, po bën mirë. Jam i lumtur, është lojtar që më pëlqen shumë. E kemi marrë në Europian për të marrë eksperiencën për të ardhmen. Nuk është se një lojtar kur vjen luan. Herën e fundit për fat të keq nuk e aktivizova, por nuk do të thotë që nuk më pëlqen, përkundrazi, më pëlqen shumë. Më pëlqen që del në fushë, luan, vjen këtu me entuziazëm. Sa i përket Gripshit, është një lojtar që më pëlqeu në miqësore. E njihja pak, teknik, inteligjent në fushë. Bën një rol në krah që hyn brenda, teknik dhe shënon. Ai ndeshjen e fundit e ka bërë me 26 tetor, ka 15 ditë që është me pushime dhe ka humbur shumë. Kemi folur, i kemi dhënë një plan pune. Por janë ndeshje të rëndësishme dhe na duhen ndeshje që minimalisht po stërviten, po mendoj vetëm për Andorrën e për Anglinë, dy ndeshje shumë të vështira”.
Ismajli dhe Tuci – “Ismajli është kthyer nga dëmtimi, jam i lumtur se po luan. Ai kthehet, është një lojtar te i cili kemi besim, po bën një rrugëtim me ne prej tre vitesh. Sa i përket Tucit , ka bërë dy ndeshje me ne në Ligën e Kombeve, me Gjeorgjinë jashtë dhe në shtëpi ndaj Çekisë, luajti edhe ndaj Ukrainës. Për fat të keq kaloi një transferim që humbi pak kohë dhe një dëmtim. Më pëlqen futbollisti, i nisur si organizator, që mund të bëjë numrin 9. Shënon, është inteligjent, e mendoj si një opsion më shumë në fushë dhe na jep mundësi goli, pasi e ka golin. Ai më pëlqen edhe në aspektin strategjik për dy ndeshjet e radhës”.
KOHA JONË SONDAZH

