Sylvinho dhe stafi teknik i Kombëtares ndjekin Atalanta-Bologna, takohen me Gjimshitin

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, së bashku me stafin e tij teknik, Doriva dhe Zabaleta, vazhdojnë të qëndrojnë në Itali, teksa ishin prezentë në Bergamo, në stadiumin “Gewiss Stadium”, për ndeshjen e Kupës së Italisë, Atalanta-Bologna.

Stafi teknik i Kombëtares ndoqi nga afër paraqitjen e kapitenit të Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, dhe pas përfundimit të ndeshjes zhvilloi një takim me të.

Në fokus të diskutimeve ishte ecuria e sezonit me klubin e Atalantës dhe rrugëtimi i ri i Kombëtares shqiptare në kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, trajneri Silvinjo dhe dy ndihmësit e tij, Doriva dhe Zabaleta, uruan Gjimshitin për fitimin e çmimit “Lojtari i Vitit i Kombëtares” në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2024”, të organizuar nga Federata e Futbollit.

Swiss Digital Mobile Reklama
Sylvinho dhe stafi teknik i Kombëtares ndjekin Atalanta-Bologna, takohen me Gjimshitin

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?