Sylvinho: Do jetë e vështirë ndaj Andorrës, Play Off një hap i madh

Shqipëria do të zbresë në fushë të enjten përballë Andorrës, në ndeshjen e radhës të Kualifikueseve të Botërorit, një sfidë vendimtare për objektivin e kuqezinjve drejt Play Off-it. Në konferencën për shtyp para takimit, trajneri Sylvinho foli për rëndësinë e këtij dueli dhe vështirësitë që priten.

“Janë dy ndeshje të ndryshme. Trajneri i Andorrës është në detyrë prej kohësh dhe e njeh mirë skuadrën e tij. Kanë një mbrojtje solide, ndaj është gjithmonë e vështirë të luash kundër tyre,” u shpreh tekniku brazilian.

Sylvinho solli në vëmendje edhe performancën e fundit të kundërshtarit: “Në ndeshjen me Serbinë, barazuan në pjesën e parë, çka tregon se janë një ekip i fortë dhe i organizuar.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri kuqezi vlerësoi gjithashtu rritjen e Kombëtares dhe të vetë federatës: “Po përmirësohemi shumë në çdo drejtim. Diferencat në futboll janë gjithnjë e më të vogla. Të luash jashtë është më e vështirë se në shtëpi, ku kemi bërë rezultate më të mira. Play Off është një hap i madh dhe sfidues, por shpresoj që nesër të zhvillojmë një ndeshje të mirë,” përfundoi Sylvinho.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?