Sylvinho duhet të ketë kujdes, ja forca e “armatës” polake
Sulmi i Polonisë paraqitet si një nga repartet më të rrezikshme në prag të sfidës “play-off” ndaj Kombëtares sonë, falë formës së mirë që po kalojnë sulmuesit kryesorë të saj në klubet respektive.
Në krye të këtij arsenali qëndron lideri i padiskutueshëm, Robert Lewandowski, i cili me fanellën e Barcelonës ka realizuar 16 gola dhe ka dhënë 3 asiste, duke konfirmuar edhe një herë instinktin e tij vrastar para portës
Pas tij vjen një tjetër emër i njohur i futbollit polak, Krzysztof Piątek, aktualisht pjesë e Al-Duhail. Sulmuesi ka qenë në formë shumë të mirë këtë sezon, duke shënuar 14 gola dhe duke kontribuar me 4 asist, që e bën një alternativë të rrezikshme në çdo moment.
Në listë nuk mungon as Karol Świderski, i cili me Panathinaikos ka regjistruar 9 gola dhe 3 asist. Dinamizmi dhe lëvizjet e tij në zonë i japin trajnerit më shumë opsione në fazën sulmuese.
Këto statistika tregojnë qartë se Polonia disponon një “armatë” të vërtetë në repartin ofensiv, ku eksperienca, efikasiteti dhe alternativa të shumta krijojnë një kombinim të frikshëm për çdo kundërshtar. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH
Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?
Results
Vota totale: 5702

