Sylvinho ia beson sulmin Bajramit, ja si pritet formacioni ndaj Polonisë

Në prag të sfidës vendimtare ndaj Polonisë, trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, vijon të mbajë të fshehtë formacionin që do të hedhë në fushë, duke lënë hapur disa dilema, sidomos në repartin ofensiv.

Sipas sinjaleve të fundit, kuqezinjtë pritet të rreshtohen me skemën 4-3-3, por me një zgjidhje jo tradicionale në majë të sulmit. Mungesat e Mirlind Daku dhe Rey Manaj, si edhe forma e paqëndrueshme e Armando Brojës, kanë detyruar stafin teknik të mendojë për alternativa.

Në këto kushte, roli i “nëntës false” pritet t’i besohet Nedim Bajrami, i cili ka eksperiencë të mëparshme në këtë pozicion dhe mund të ofrojë fleksibilitet në fazën sulmuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, repartet e tjera nuk pritet të pësojnë ndryshime të mëdha krahasuar me ndeshjet e fundit. Porta, mbrojtja dhe mesfusha konsiderohen të konsoliduara, ndërsa gara më e fortë mbetet për vendet në vijën e parë të sulmit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në krahët e sulmit, alternativa si Myrto Uzuni, Jasir Asani, Ernest Muçi dhe Arbnor Muja Hoxha mbeten në garë për një vend titullari.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria (4-3-3): Thomas Strakosha; Elseid Hysaj, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti, Mario Mitaj; Shehu, Qazim Laçi, Kristjan Asllani; Uzuni, Bajrami, Hoxha.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?