Sylvinho komenton shortin: Mund të ndodhë gjithçka ndaj Polonisë!
Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, ka reaguar pas shortit të fazës “play off”, i cili vendosi kuqezinjtë përballë Polonisë në gjysmëfinale. Tekniku brazilian u shfaq i kënaqur me rrugëtimin e skuadrës dhe beson se ndeshja do të jetë e hapur.
“Jemi shumë të kënaqur dhe e kemi merituar të jemi këtu. Kemi bërë një rrugëtim të bukur deri në këtë fazë,” u shpreh Sylvinho, duke theksuar se tashmë gjithçka vendoset në fushë.
Ai theksoi se duel i me Poloninë nuk përbën të panjohur për stafin dhe lojtarët: “Ata na njohin mirë, ashtu si edhe ne ata. Kemi luajtur shpesh kundër Polonisë në 4–5 vitet e fundit. Tani është koha që të përgatitemi mirë, sepse në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka.”
Silvinjo e mbylli me bindjen se rrallë ka ndeshje të tilla që premtojnë kaq shumë: “Do të jetë një sfidë e bukur.”
Debutimi ndaj Polonisë: “Ajo është kohë tjetër, po flasim për 2023-shin, futbolli ecën me hapa të shpejta, ata kanë ndryshuar gjëra, futbollistë, trajnerë, ndryshon gjithçka. Nga ana tjetër edhe skuadra jonë ka ndryshuar shumë. Jo-jo, shkojmë, të përgatitur mirë për garën… Është e vërtetë, në atë rast fatkeqësisht pësuam një humbje”.
KOHA JONË SONDAZH

