Sylvinho me “dhimbje koke”, gjysma e formacionit të Kombëtares me probleme

Kombëtarja shqiptare ka filluar të mendojë për përballjen vendimtare ndaj Polonisë, e vlefshme për play-off-in e Kupës së Botës 2026. Më 26 mars, në Varshavë, kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho do të luajnë një ndeshje vendimtare, ku fitorja është e vetmja rrugë për të vazhduar më tej drejt finales së play-off-it, ku i pret fituesi i çiftit Ukrainë–Suedi.

Megjithatë, panorama për trajnerin brazilian nuk është aspak e qetë. Më shumë se gjysma e formacionit titullar po përballet me paqartësi, mungesë minutash ose situata të paqarta në klubet respektive.

Kristjan Asllani po kalon një moment delikat pas huazimit te Torino, ku nuk është më pjesë e planeve dhe po kërkon një destinacion të ri. Edhe Mario Mitaj nuk po aktivizohet prej javësh te Al Ittihad, ndërsa merkatoja e mban në qendër të zërave për një transferim të mundshëm. Rey Manaj, nga ana tjetër, po kërkon largimin nga Sharjah, duke pasur ofertë konkrete nga Kina.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situatë e komplikuar është edhe për Elseid Hysajn dhe Nedim Bajramin, të cilët nuk po gjejnë hapësira te Lazio dhe Rangers. Lajmi pozitiv vjen nga Ismajli dhe Gjimshiti, që kanë lënë pas dëmtimet dhe janë rikthyer në fushë. Në formë të mirë paraqiten Strakosha, Ramadani, Shehu dhe Broja, ndërsa Medon Berisha mbetet i dëmtuar. Sylvinho shpreson që deri në mars, grupi të stabilizohet për të synuar ëndrrën për të shkuar në Botëror.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?