Sylvinho: Na presin edhe 7 finale, kam një ekip që do luftojë ndaj Moldavisë
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho foli në konferencë për mediat në prag të ndeshjes ndaj Moldavisë. Strategu brazilian e cilësoi si finalen e parë nga 7 të mbetura, ndërkohë që evidentoi faktin se vështirësit nuk mungojnë për shkak se është një moment ku shumë lojtarë nuk janë në formën e tyre më të mirë.
“Ne jemi praktikisht bashkë të gjithë prej 7-8 ditësh, një punë e mirë. Ne i njohim lojtarët dhe lojtarët njohin konceptet e futbollit dhe të jep diçka më shumë në fushë. Jam i kënaqur për përkushtimin, ishte një sezon i vështirë për disa, shumë i mirë për të tjerë. Ne menaxhojmë ngarkesën e punës dhe vijmë për të bërë mirë, pastaj puna na jep diçka më shumë, sigurisht.
Jemi të mësuar të gjithë me presionin, kemi 7 finale dhe nesër është e para, ndeshje shumë e rëndësishme për ne, jemi të karikuar siç e kemi thënë. Kemi një ndihmë të mirë se luajmë në shtëpi dhe kem tifozët tanë. Nesër ndoshta kemi stadiumin e mbushur dhe është një ndihmë e mirë. Skuadra është mirë.
Nesër do të zgjedhim ndonjë ndryshim, por padyshim është një skuadër që duhet të propozojë lojë. Nëse luan, një skuadër duhet të jetë e ekuilibruar, luhet 90 minuta dhe duhet ekip që sulmon, mbron, bën luftë dhe propozon lojë. Ne kemi një grup që shkon në fushë me shumë dëshirë, zemër e shpirt për të bërë mirë përkrah tifozëve tanë.
Ekipi im do të bëj një lojë shumë të mirë nesër ndaj Moldavisë, mendojmë se jemi gati për të marrë më të mirën nga kjo sfidë. Jam i bindur për lojtarët që do të hedh nesër në fushë, nuk ka lidhje me stërvitjen e sotme.
Sadiku është lojtar simbol i Kombëtares, me eksperiencë, shënon gola e di që është i aftë të japë maksimumin për Shqipërinë. Ai e shqetëson kundërshtarin. Nëse do të më duhet për 20-30 minuta për këto dy ndeshje, jam i bindur që ai mund të shënojë dhe gol. Lojtarët që mungonin me Poloninë duhet të mësohen me mënyrën tonë dhe që të mësohen sa më mirë. Për lojtarët që ishin herës kaluar ishte më e thjeshtë, pak a shumë janë në dijeni.
Kishim disa të rinj që vijnë në skuadër, gjendja është shumë e mirë, për fat të mirë rikthehen Ismajli, Gjimshiti, Muçi është një lojtar shumë i mirë, lëviz mirë mes linjave dhe më pëlqen shumë mënyra se si e interpreton futbollin”, deklaroi Sylvinho.