Sylvinho pas humbjes me Ukrainën: Nuk e rikuperuam dot goditjen nga Polonia!

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, u shfaq i zhgënjyer pas disfatës 1-0 në miqësoren ndaj Ukrainës , duke theksuar se skuadra nuk arriti të rikuperohej emocionalisht pas humbjes së rëndë ndaj Polonisë.

Në deklaratën për mediat, tekniku brazilian pranoi se ndikimi psikologjik i ndeshjes së mëparshme ishte i madh. Ai e cilësoi si një moment historik të humbur mundësinë për kualifikim në Botëror, duke nënvizuar se pritshmëritë kishin qenë shumë të larta dhe skuadra kishte dhënë maksimumin në atë përballje.

“Duhet të jem i sinqertë, ishte e vështirë që të reagonim pas humbjes ndaj Polonisë. Imagjinoni që kishim mundësinë e vetme në jetë, si shtet e federatë që të shkonim në Botëror, ishte hera e parë për ne. Pritshmëria ishte shumë e lartë, po luanim 100% e më shumë ndaj Polonisë, kishim edhe një pjesë të ndeshjes në dorën tonë. Në fund të ndeshjes ishte e vështirë ta pranonim. Ishte e vështirë të punonim në ekip dhe mundësia të reagonim, të vinim e luanim këtu ndaj një ekipi të mirë si Ukraina, me lojtarë të mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky është një ekip i pabesueshëm, e kam parë ndeshjen ndaj Suedisë, mund ta shihja sa shumë lojtarë të mirë kishit bërë. Pastaj kur flet për futbollin, e pëson 3 gola, je jashtë. Por duke menduar për ekipin tonë ishte shumë e vështirë, ne kemi shpenzuar shumë energji që të vinim këtu dhe u munduam të bënim mirë në mendjen tonë. Nuk rikuperuam mirë, të them të drejtën, nëse flitet për aspektin mendor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Thashë që do jem i kënaqur nëse e fitoj? Nëse fiton ndeshjen je, nëse jo, padyshim jo. Edhe paraqitja ishte e vështirë, që të rikuperonim lojtarët nga ana mendore. E provuam të gjithë, edhe federata. Për ne është shumë e vështirë, është një kundërshtar i vështirë. Por kur je këtu, në play-off, mund ta imagjinosh që mund të shkosh para, nuk ia dolëm. Polonia ishte rezultat i vështirë, e përsërit se si përfundoi ndeshja, ishte e vështirë të menaxhonim edhe 25-30 minutat e fundit. Nuk kam çfarë të them, jam i mërzitur. Urime Ukrainës, shihemi herën tjetër”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?