Sylvinho projekton revolucion ndaj Suedisë, ja ndryshimet që do të bëjë në formacion

Shqipëria ka mbyllur përgatitjet e fundit për ndeshjen me Suedinë. Kuqezinjtë zhvilluan seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Friends Arena” aty ku dhe do të luhet sfida miqësore sonte në orën 19:00. Trajneri Sylvinho i kishte në dispozicion të gjithë lojtarët që ka grumbulluar, duke përfshirë edhe Etrit Berishën.

“Gardiani” i Empolit pritet ta nis nga minuta e parë. Ndryshime pritet që të ketë dhe në mbrojtje, me brazilianin që në sfidën e së hënës me gjasa do të aktivizojë Ivan Balliun në anën e djathtë, ndërkohë që në krahun tjetër konfirmohet titullar Mario Mitaj.

Në qendër pritet që të rikthehet titullar pas një viti me Kombëtaren Marash Kumbulla, i cili do të formojë dyshen e qendrës bashkë me kapitenin Berat Gjimshiti. Në mesfushë, Kristian Asllani dhe Ylber Ramadani do të formojnë dyshen para mbrojtjes,.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më të avancuar pritet të jenë Arbër Hoxha nga e majta, Ernest Muçi në qendër dhe Arbnor Muçolli nga e djathta. Në majën e sulmit këtë herë do ta nisë si titullar Armando Broja.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?