Sylvinho zgjedh 11 yjet që do të zbresin në fushë ndaj Anglisë, ja formacioni zyrtar

Kombëtarja shqiptare nis rrugëtimin në eliminatoret e Botërorit, në një transfertë që premton emocione ndaj Anglisë.
Kuqezinjtë do të sfidojnë një nga kombëtaret më të forta në botë dhe të besuarit e trajnerit Silvinjo, duan të bëjnë surprizën e madhe në mitikun “Wembley”.
Trajneri kuqezi ka bërë edhe zgjedhjet përfundimtare, sa i përket titullarëve. Nga minuta e parë strategu brazilian ka preferuar Uzunin në majën e sulmit dhe jo Rey Manaj.
Takimi është i vlefshëm për grupin K dhe luhet në “Wembley”. Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshje është spanjolli Hernandez.
Formacionet zyrtare
Anglia: Pickford, Walker, Konsa, Burn, Lewis Skelly, Rice, Bellingham, Jones, Rashford, Foden, Kane.
Shqipëria: Strakosha; Balliu, Ajeti, Gjimshiti, Aliji; Asllani, Ramadani, Laçi; Asani, Bajrami, Uzuni.