“Syrenka Cup”/ Shqipëria U-17 merr pjesë në turneun në Varshavë, së bashku me Poloninë, Rumaninë dhe Norvegjinë

Kombëtarja shqiptare U-17 do të marrë pjesë në turneun “Syrenka Cup Tournament U-17”, që do të zhvillohet në Varshavë nga data 4 deri më 9 shtator.

“Syrenka Cup Tournament U-17” është një turne ndërkombëtar miqësor për kombëtaret U-17, i organizuar çdo vit në Poloni. Në këtë edicion, përveç Kombëtares shqiptare U-17, do të marrin pjesë edhe Polonia, Rumania dhe Norvegjia.

Ky turne i rëndësishëm do të shërbejë si përgatitje për kualifikueset e raundit të parë të Kampionatit Europian “Estonia 2026”. Shqipëria ndodhet në Grupin 8, së bashku me Kroacinë, Holandën dhe Kazakistanin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjitha ndeshjet e këtij mini-turneu të kualifikuesve do të zhvillohen në Kroaci, më datat 11, 14 dhe 17 nëntor 2025.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?