Szczesny i rikthehet futbollit, firmos me ekipin e Barcelonës

Wojciech Szczesny është zyrtarisht futbollisti më i ri i Barcelonës. Portieri polak ishte larguar përfundimisht nga futbolli disa javë më parë.

Ai u tërhoq nga futbolli në verë, por katalanasit ia dolën ta bindin për ta rikthyer në katërkëndësh. Marrëveshja mes palëve është deri më 30 qershor të vitit 2025.

Kjo lëvizje vjen pas dëmtimit të Ter Stegen, ndërkohë që Szczesny pritet të jetë portieri i parë, pasi ky ishte dhe një nga kushtet kryesore të portierit polak për t’u rikthyer në futboll.

SHKARKO APP