Szczesny: Isha me fat te penalltia, prisja ta gjuante në mes
Wojciech Szczesny ishte protagonist në fitoren e sotme të Juventusit kundër Sampdoria në transfertë. Portieri polak priti një penallti të Candreva kur ndeshja ishte 2-0, duke konfirmuar formën fantastike që po kalon këtë sezon. Ai ka pritur 3 penallti radhazi.
“Isha me fat te penalltia, pasi prisja të gjuante në mes. Topi lëvizi pak para goditjes dhe zgjodha një krah dhe e prita. Sigurisht që është gjithmonë një ndjenjë e mirë për mua diçka e tillë. Ne e kontrolluam lojën sot. Edhe kur vuajmë dimë të fitojmë. Duhet të shijojmë momentin dhe të mos ndalemi.
Goli i pësuar? Mund të ndodhë. Më dhemb, pasi më pëlqen ta mbaj portën të paprekur. Gjithsesi jemi të kënaqur me tre pikët.
Champions League? Kundër Villareal do të jetë e vështirë, por ne dimë si t’i përballojmë sfida të tilla dhe shpresojmë të kalojmë turnin”, deklaroi portieri i bardhezinjve.
KOHA JONË SONDAZH

