Szczesny shënoi autogol, tifozët ofendojnë bashkëshorten e tij
Polonia humbi në sfidën e parë në “Euro 2020” teksa Wojciech Szczesny u bë portieri i parë që shënoi një autogol në një kampionat evropian. Një fatkeqësi që ka tërhequr shumë kritika për portierin e Juventusit, por midis kritikave dhe urrejtjes ka një ndryshim të madh, teksa një gjë të tillë po e vuan edhe bashkëshortja e futbollistit.
“Unë jam krenare për ekipin tonë. Ata luftuan dhe bënë më të mirën. Emocionet ishin të mëdha! Jam krenare për burrin tim Szczesny. Ai është gjithmonë një fitues për ne, pa marrë parasysh se çfarë ndodh në fushë. Unë e di se sa shumë punon dhe sa i kushton një gjë e tillë.
Jam krenar që gjithmonë përpiqet që të bëjë krenar vendin tonë. Nuk e kuptoj se kush i shkruan këto gjëra të tmerrshme. Kështu do i gëzoni lojtarët e ekipit tuaj kombëtar?”, ky është reagimi i Marinës, e cila ka zgjedhur këtë mënyrë për t’ju kundërpërgjigjur ofendimeve në rrjetet sociale. /R.Lika-Koha Jone/