Szczesny: Te Juventusi mësova disiplinën, me Barcelonën vitin e parë luajta falas
Wojciech Szczesny ka zbuluar detaje të rëndësishme mbi karrierën e tij dhe klubet ku ka luajtur, në një intervistë të gjatë për revistën GQ Polonia, duke ndarë përvojat që sipas tij e kanë formësuar si portier dhe si profesionist.
“Juventusi më ka ndërtuar dhe më ka mësuar disiplinën. Është një klub krejtësisht ndryshe nga çdo skuadër që kisha njohur më parë,” shprehet ai. “Arsenali luan një futboll të bukur, por pa presionin e detyrueshëm për të fituar titullin. Roma më dha shijen e suksesit, ndërsa Barcelona më jep kënaqësinë e pastër të të qenit futbollist. Te Juventusi, çdo ditë është rutinë nën presion maksimal, aty fitorja është e vetmja gjë që vlen.”
Szczesny nënvizon momentin kur iu desh të merrte vendin e legjendës Gianluigi Buffon: “E kupton? Unë mund të zëvendësoja Buffon! Nuk kishte sfidë më të madhe në botën e portierëve. Mendoja se do të qëndroja dy ose tre vite dhe pastaj klubi do të gjente dikë më të ri, por vazhdova të rinovoja kontratat deri kur u bëra lojtari më i vjetër i Juventusit, me më shumë paraqitje, më shumë eksperiencë dhe njeriu që nisi të ndërtonte skuadrën.”
Portieri polak rrëfeu edhe një detaj të pazakontë mbi aventurën e tij te Barcelona: “Sezonin e parë te Barcelona e kam luajtur falas. Ajo që mora nga Barcelona ishte saktësisht ajo që duhej t’i ktheja Juventusit për ndërprerjen e parakohshme të kontratës.”
KOHA JONË SONDAZH

