Takaj: Jemi minus 300 mijë euro deri tani, qeveria jonë e ka mendjen te Juventusi

Sikur të mos mjaftonte kriza financiare që ka mbërthyer prej kohësh klubet e Superiores dhe jo vetëm, ndërprerja e kampionatit prej përhapjes së koronavirusit pritet të lërë pasoja të mëdha për të ardhmen. Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj së fundmi ka dhënë një intervistë për “Panorama Sport”, duke ironizuar jo pak për mungesën e mbështetjes nga shteti për klubet.

“Tani që po flas me ju, sapo kam lexuar njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe fondin prej 5 milionë eurosh që kishte dhënë qeveria aty për sportin. Edhe ne si klube e kemi bërë kërkesën për t’u kompensuar, por kemi hallen e Juventusit një herë. Të ndihmojmë Juven …

Po gjithë qeveria jonë është tifoze me Juventusin, ndërsa ajo kosovare është me klubet e tyre dhe fakt është se po i ndihmojnë. Kriza dhe humbjet do jenë shumë të mëdha pas këtij bllokimi total. Në këtë moment asnjë nuk e di sa do të vazhdojë kjo situatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Probleme do të ketë në të gjitha drejtimet. Vetëm shitja e Dejvi Bregut është minus 300 mijë euro për klubin tone në këtë moment”, deklaroi Takaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?