Takim vendimtar te Juventus, një mes Ronaldos dhe Dybala-s duhet të largohet

Një takim normal për të programuar skuadrën për sezonin e ardhshëm dhe stafin që do të ketë Andre Pirlo. Mediat italiane njoftojnë se te kampionët e Italisë do të ketë ndryshime të mëdha në merkato. Juventus nuk ka mundësi që të mbajë në skuadër për shkak të pandemisë, njërin prej Cristiano Ronaldos ose Dybala-s. Njëri prej tyre duhet të bëjë gati valixhet.

Ekipi torinez kërkon që të kursejë sa më shumë nga pagat e futbollistëve, teksa nuk ka mundësi që të mbajë nj nga më të pagurit në botë dhe një tjetër që kërkon 15 milionë euro në vit për të rinovuar.

Pirlo duhet të pranojë faktin se nuk mund t’i ketë në skuadër të dy super yjet. Juventus mund të ndryshojë edhe skemën duke kaluar në vendosjen 4-3-3, teksa në tridentin sulmues mund të luajë Kulusevski dhe një prej Milik ose Dzeko-s nëse do të blihen. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP