Takimi i dytë me Ministrinë e Shëndetësisë, mungon drita jeshile për Superligën

FSHF nuk ka mundur që të marrë ende një datë për rifillimin e kampionatit, as pas takimit të dytë me përfaqësuesit e Komitetit Teknik të Ekspertëve. Organi i futbollit kërkoi që stërvitja të niste më parë se data 18 maj, por kjo gjë nuk është miratuar.

Takimi i dytë ka qenë sërish në rrafshin teknik ku FSHF-ës i është kërkuar përmirësimi i protokollit sanitar në 2-3 pika, për stërvitjet individuale, kolektive dhe zhvillimi i ndeshjeve.

Grupi i eksperteve të FSHF do të punojë menjëherë për përmirësimin e këtyre elementeve të kërkuar dhe po sot do të vendos në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë protokollin e ri me ndryshimet e bëra. Deri në një takim të tretë, vijon të qëndroj në fuqi data 18 maj, si data kur ekipet mund të rinisin stërvitjet individuale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?