Takticieni Allegri përmbys Torinon me “telefon”, super Pulisic dhe Rabiot

Fitorja ndaj Torinos në “Olimpico Grande Torino” nxori në pah edhe një herë mangësitë e skuadrës së Milanit. Pas një ndeshjeje plot emocione, të besuarit e Massimiliano Allegrit arritën një përmbysje të madhe, duke marrë tre pikë që vlejnë ar dukate.

Kuqezinjtë u gjetën në disavantazh 2-0, por reagimi në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka: një super-goditje e Adrien Rabiot dhe dopieta e Christian Pulisic, i futur nga stoli edhe pse me grip, vulosën fitoren 3-2 dhe e kthyen Milanin sërish në krye të Serisë A.

20 minutat e para ishin zhgënjyese për Milanin, që gaboi shumë dhe pësoi dy gola, fillimisht nga penalltia e Vlasic pas një ndërhyrjeje me dorë të Tomorit, dhe më pas nga goditja e Duvan Zapata. Megjithatë, falë ndërhyrjeve taktike të Allegrit nga tribuna (trajneri ishte i pezulluar), skuadra reagoi fuqishëm dhe mori kontrollin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse kjo fitore tregon forcë karakteri, kuqezinjtë duhet të përmirësojnë qasjen e tyre, pasi hyrja në lojë me vonesë mund t’u kushtojë pikë të rëndësishme gjatë sezonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Adrien Rabiot shënoi golin e tij të parë me fanellën kuqezi me një goditje të bukur nga distanca, duke treguar se mund të jetë pikë referimi për ekipin.

Nga ana tjetër, Christian Pulisic konfirmoi edhe një herë se është vendimtar: 43 sekonda pas hyrjes në fushë, amerikanit i mjaftoi prekja e parë e topit për të rikthyer Milanin në lojë dhe më pas për të vulosur fitoren.

Me dy golat kundër Torinos, Pulisic arrin kuotën 9 gola në 12 ndeshje, duke u kthyer në një armë të fortë për Allegrin dhe shpresë të madhe për tifozët kuqezi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?