Talenti 21-vjeçar, Tedi Cara si simbol i Partizanit

Tedi Cara luajti në 34 ndeshje me Partizanin, shënoi 5 herë dhe dha sinjale se mund të ishte një lojtar që mund t’i besohej në të ardhmen dhe pse vetëm në 5 sfida u aktivizua si titullar.

Ringritja e Partizanit në javën e fundit, ka dhe meritat e tij. Kur jemi në javën e 10, ka shënuar po aq sa sezonin e kaluar, dhe në 3 nga fitoret e të kuqve, dy kanë patur firmën e tij, ndërsa në total i ka dhuruar të kuqve 9 pikë.

Deri tani ka luajtur në total 7 ndeshje si titullar, 2 më tepër seç luajti gjithë sezonin e kaluar me fanellën e të kuqve, ka shënuar të njëjtin numër golash kur nuk ka kaluar ende as 1/3 e kampionatit dhe mbi të gjitha i ka dhuruar pikë me vlera skuadrës së Dajës, aq sa kanë qenë golat e Carës që ndoshta e kanë shkundur përfundimisht Partizanin nga fillimi i vështirë.

21-vjeçari këtë sezon është lojtari që Partizani kishte pritur dhe jo rastësisht është shënuesi më i mirë i kryeqytetasve dhe i dyti në garën e këpucës së artë të Superiores pas Edi Bashës së Kukësit.

SHKARKO APP