Talenti Dobra: Do e refuzoja Anglinë për të luajtur për Shqipërinë
Armando Dobra është një nga talentet më premtues të futbollit shqiptar. 19-vjeçari është bërë protagonist te ekipi i Ipswich Town, duke shënuar dy gola dhe dhënë 3 asist për shokët e tij vetëm në 10 ndeshje aktivizim. Në një deklaratë të dhënë se fundmi, ai ka konfirmuar dëshirën e madhe që një ditë të veshë fanellën e Shqipërisë madje duke u shprehur se do të refuzonte edhe Anglinë.
“Kam bërë stërvitje 3-4 herë në javë, pasi pandemia na i ka bërë shumë të vështirë. I kam qejf driblimet, kur e kam topin dua të dribloj kundërshtarët. Kur e kam topin dhe kam një lojtar përballë, me shumë siguri ia dal at dribloj. Idhulli? E kam shumë qejf Leo Messin, ndërsa te Shqipëria pëlqej Roshin. Nuk e di nëse Messi do ia dilte në Angli. Në Angli më pëlqen shumë Mançester Junajtid. E ardhmja? Jam në kontratë me Ipswich dhe po diskutojmë për këtë.
Ofertë nga Liverpooli? Sigurisht që do e pranoja. Unë kam shumë qejf të luaj video-lojëra, të dal me shokët. Familjarët nuk i shoh shpesh, ndoshta një herë në javë.
Nëse do rikthehesha në Shqipëri do preferoja të luaja me Tiranën. Në familje flasim ndonjëherë shqip ndonjëherë anglisht. Ftesë nga Anglia? Nuk dua të shkoj të luaj për Anglinë, dua vetëm Shqipërinë.”, u shpreh Dobra për “FanZone”.
Rinovimi – Sajti anglez “Twtd.co.uk” sot shkruan se talenti i Shpresave ka pranuar rinovimin e kontratës edhe për tri sezone, të cilën do ta nënshkruajë pasi të rikthehet në stërvitje. Kontrata aktuale përfundon gjatë kësaj vere, teksa klubi anglez dëshiron që të shmangë çdo surprizë të pakëndshme që mund të ndodhë në të ardhmen. Dobra shpreson që të luajë më shumë, në mënyrë që shumë shpejt të luajë edhe në Premier League, atje ku ai ëndërron që të luajë një ditë. /Koha Jone/