Talenti Endri Çekiçi dy muaj larg fushave pas dëmtimit

Talenti me origjinë shqiptare, Endri Çekiçi, 18 vjeç, iu nënshtrua dje operacionit në klavikul pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e javës së fundit me Dinamon e Zagrebit. Ai pas dëmtimit dhe testeve mjekësore që kreu dje, ka mësuar edhe lajmin se i duhet të qëndrojë larg fushave nga 4 deri në 6 javë. Trajneri Gianni de Biasi kishte planifikuar që ta përfshinte atë në ndeshjen e ardhshme eliminatore ndaj Armenisë, që do të luhet më 29 mars, por pas dëmtimit lojtari i talentuar me origjinë nga Pogradeci e humbi edhe një mundësi të tillë.   

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?