Talenti i Dortmundi mbyll të dashurën në shtëpi dhe shkon në stërvitje

Youssoufa Moukoko, talenti 16-vjeçar i Dortmund, është bërë protagonist i ngjarje aspak të hijshme. Sulmuesi është ndarë me të dashurën e tij, diçka që nuk e ka pritur aspak mirë.

Adoleshenti i ka kërkuar sqarime “ish”-it dhe e ka ftuar në shtëpinë e tij në ditët e para të javës. “Bild” raporton se Moukoko e ka mbyllur në shtëpi të dashurën përpara se të nisej për në stërvitje me verdhezinjtë.

Vajza ka telefonuar policinë, që ka zbarkuar në shtëpinë e sulmuesit për t’i dhënë fund “burgosjes” së saj. Denoncim nuk është bërë deri tani, por i mbetet në dorë Prokurorit nëse do të akuzojë talentin e Dortmundit.

SHKARKO APP