Talenti i Gengut e konfirmon: Kam marrë nga Panuçi, por ende s’e kam vendosur

Talenti shqiptar, Edon Zhegrova, i cili aktivizohet te ekipi i Genkut, ka folur për gazetën “Blic”, duke zbuluar se ka pranuar ftesën nga trajneri i Shqipërisë, Kristian Panuçi.

18-vjeçari nga Prishtina ka thënë që ka pasur interesim edhe nga kombëtarja e Belgjikës, por më konkrete ka qenë ftesa e trajnerit të Shqipërisë, italianit Panuçi.

“Kam marrë ftesë zyrtare nga Kombëtarja A e Shqipërisë për ndeshjen përballë Norvegjisë dhe jam shumë i lumtur, për këtë. Nga trajneri i kombëtares së Kosovës, akoma nuk kam marrë asnjë ftesë. Më ka kërkuar vetëm kombëtarja U-21. Këto ditë do të vendos përfundimisht për cilën kombëtare do të luaj”, tha Zhegrova.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?