Talenti i Juventusit rinovon kontratën deri në vitin 2026
Juventusi ka rinovuar së fundmi kontratën me talentin Nicolo Fabiolo. Mesfushori ka firmosur deri në vitin 2026 me klubin italian, pjesë e të cilëve është prej vitit 2015. 21-vjeçari, i cili numëron 4 ndeshje me Italinë U21, vlerësohet shumë nga trajneri Allegri.
Fagioli e kaloi sezonin e fundit në Serie B te Cremonese, duke ia dalë të japë kontributin e tij (33 ndeshje, 3 gola dhe 7 asiste) në rikthimin e ekipit në elitën e futbollit italian pas 26 vitesh.
Tashmë ai është gati të nisë një sezon si protagonist, teksa skuadra torineze ka pasur jo pak probleme në këtë repart në sezonet e fundit. Rabiot dhe Arthur janë drejt largimit, ndërkohë që mund të afrohet Paredes.
KOHA JONË SONDAZH

